Sport

Challandes konfirmon mungesën e Muriq dhe Dresheviq, fton Dakun dhe Halimin


Në konferencën për media, para ndeshjeve miqësore me San Marinon dhe Maltën, përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, ka konfirmuar se do të mungojnë portieri Arijanet Muriq dhe mesfushori Ibrahim Dresheviq.

Ata do të mungojnë për shkaqe shëndetësore, derisa Challandes konfirmoi ftesën e “shumëpërfolur” të futbollistit të Ballkanit, Mirlind Daku, si dhe portierit Betim Halimi.

“Meqë do të mungojnë Aro Muriq dhe Dresheviq për shkaqe shëndetësore, kemi marrë dy lojtarë të rinj me ekipin që në ditën e parë do të jenë Betim Halimi dhe Mirlind Daku”, ka thënë Challandes në konferencë për media.

Më 1 qershor, dardanët do të luajnë me San Marinon në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, pastaj do të udhëtojnë në Austri, ku më 4 qershor do të luajnë me Maltën.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore