Zgjedhjet në Shqipëri

Celibashi publikon numrin e votuesve sipas qarqeve


“𝟯.𝟱𝟴𝟴.𝟴𝟲𝟵 qytetarë shqiptarë kanë të drejtën të votojnë në 25 prill 2021”.

Ky është postimi i Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në median sociale Twitter, ku të pasqyruar janë votuesit sipas qarqeve.

Tirana është qarku më i madh me 910 mijë e 494 votues. Ndiqet nga Fieri me 403 mijë e 220 votues.

Më pas renditen Durrësi me mbi 358 mijë dhe Elbasani me rreth 347 mijë votues.

Në Vlorë do të kenë mundësi të votojnë mbi 318 mijë votues. 284 mijë e 363 janë në Korçe, 272 mijë në Shkodër, 183 mijë në Berat dhe 173 mijë në Lezhë.

Qarqet me më pak votues janë Dibra me 131 mijë, Gjirokastra me 123 mijë dhe Kukësi me 83 mijë.

Më 25 prill, shqiptarët votojnë për të zgjedhur Kuvendin e Shqipërisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore