Jetesë & Stil

Carolyn Hax: Gjërat që duhet të bëni për të shmangur irritimin


Këshilltarja Carolyn Hax e cila punon në universitetin e Harvad-it, jep disa këshilla se si nuk duhet të irritohemi me gjëra të vogëla.

Të shumtë janë njerëzit që e pyesin Carolyn për mënyrat se si të mund të shmangin irritimin, sidomos pas periudhës së pandemisë.

Irritimi dhe ankthi janë të lidhur me njeri-tjetrën. Ankthi jeton si ndjesi frike, ndërsa irritimi është ndjesi mes asaj që zotëron dhe dëshiron.

Eksperiment

Imagjinoni për një moment se si ndiheni kur jeni vonë për një takim dhe ju mungon treni juaj. Tani imagjinoni të njëjtin tren të humbur, kur nuk jeni vonë për asgjë. Ndryshimi është i theksuar, sipas Carolyn Hax. Në rastin e fundit ju jeni shumë më i qetë dhe më pranues.

Kur keni të bëni me acarim për gjëra të vogla, mund të jetë e dobishme të mendoni për këtë ndryshim. Meqenëse nuk do të arrini kurrë një gjendje e cila nuk përshinë gjëra të humbura, duke folur në mënyrë figurative, opsioni juaj i vetëm për uljen e stresit është të punoni në anën tjetër të ekuacionit. Ana e perceptimit të qetësisë, ku ju pranoni atë që nuk mund ta kontrolloni.

Prisni që gjërat e vogla do të shkojnë keq, kështu që nuk habiteni ose zhgënjeheni kur ato ndodhin, ose jepini vetes kohë shtesë, veçanërisht për gjërat që dini se janë stresuese. Mund të planifikoni edhe përgjigjet tuaja, përsëritni një ushtrim, shëtitje ose frymëmarrjeje të vazhdueshme.

E nesërmja duhet të jetë gjithmonë motivuese. Njerëzit që irritohen më shpesh janë ato të cilët janë të palumtur, ndihen të pasuksesshëm, jo të bukur, dhe pa fat në dashuri, thotë Carolyn Hax për Washington Post.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore