Lajme

Schimdt: “Nuk do të ketë ushtri të Republika Srprska-s”


Përfaqësuesi i Lartë për Bosnje dhe Hercegovinë, Christian Schimdt

Përfaqësuesi i Lartë për Bosnje dhe Hercegovinë, Christian Schimdt, në një intervistë dhënë për Voice of America, ka thënë se “ushtria e Republika Srpska-s nuk do të formohet”.

Schimdtt po qëndron në vizitë zyrtare në Washington ku do të takohet me diplomatë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Duhet ta keni të qartë që nëse gjërat komplikohen, Bashkimi Evropian, EUFOR dhe NATO, përmes komandës dhe strategjisë së ashtuquajtur ‘Berlin Plus’, mund të rrisin prezencën”, ka potencuar ai.

“Nuk e shoh nevojën për këtë gjë për momentin, por mendoj se duhet të jemi të ndërgjegjshëm për situatën”, ka thënë ai për VoA.

Christian Schimdt tha se “disa politikanë lokal në BeH mendojnë se bota sillet rreth Sarajevës”.

“Por kjo nuk është kështu”.

“Ne duhet të rregullojmë situatën aktuale duke iu referuar Dejtonit”, vazhdoi ai.

Se kush nuk e respketon Marrëveshjen e Dejtonit, thoët Schimdt, “është gjë e ditur, ai është Millorad Dodik”.

“S’duhet që për këtë gjë të mbajmë takime vetëm në Washington, por edhe në Bruksel dhe kryeqytete tjera si Londra”.

Ai tha se ka shumë kërkesa “që t’i largojë disa politikanë nga pozitat e tyre”, por se njëherë për njëherë “refuzoj t’i përdor Fuqitë e Bonit”.

“Unë këtë gjë e kam thënë. Unë kam opsionet e mija në sirtar, si dhe çelësin e atij sirtari. Di si ti përdor. Askush nuk duhet të mendoj që s’do ti përdor kurrë”.

“Mendoj se lajmi i mirë është se së bashku mund të zgjidhim mundësinë e shpërbërjes së ushtrisë në mënyrë të njëanshme. Ushtria e Republika Srpska nuk do të formohet. Pasojat e kësaj janë shumë të qarta, duke përfshirë edhe anën time”.

“Pas bisedës me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s javën e kaluar, do të thosha se këtu nuk bëhet fjalë për rritjen e pranisë ushtarake, por për praninë që mund të konsiderohet si angazhim i bashkësisë ndërkombëtare për të kontribuar në zbatimin e Dejtonit”, u përgjigj mes tjerash ai.

Me shumë kujdes, tregon Schimdt, duhe të trajtohet kjo situatë.

“Sepse nëse dështon, do të afektonte tërë rajonin. Evropa dhe Perëndimi kanë interes strategjik që të mbajnë rajonin të qëndrueshëm”.

Përfaqësuesi i Lartë, Schimdt, tha se tashmë nuk e kanë lluksin të thonë “OK, kjo është vetëm retorikë e Ballkanit”, por se duhet të gjenë mënyrë për ta rregulluar këtë.

“Unë i respektoj të gjithë njerëzit e zgjedhur në BeH, por do t’i referohem thënies së Perandorit austriak, Franz Joseph: kam sunduar mirë kur e di se i gjithë populli im janë të pakënaqur me mua”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore