Kampionate

Carabao Cup/ Tottenham dhe Manchester United kalojnë në gjysëm-finale


Janë luajtur dy ndeshjet e fundit të çerek-finales së Carabao Cup, ku Tottenham i Jose Murinho ka arritur të fitoi në transfert përballë Stoke City dhe Manchester Unitet ka triumfuar po në transfert, duke mundur Everton-in e Carlo Ancelotti.

Tottenham fitoi me rezultatin 1-3, ku realizuan, Gareth Bale në minutën e 22’, Ben Davies 70’ dhe Harry Kane 81’, ndërsa për vendasit shënoi Jordan Thompson 53’.

Ndërkohë, në sfidën tjeter, të luajtur në “Goodison Park”, djajt e kuq triumfuan me rezultatin 0-2. Për ekipin e Ole Gunnar Solskjaer, shënuan Edison Cavani në minutën e 88’ dhe Anthony Martial në 90+6’.

Më herët u kualifikuan edhe Manchester City dhe Brentford. Ekipi i Pep Guardiola-së u kualifikua pasi mundi Arsenal-in me rezultatin 1-4, ndërsa, ekipi i Brentford-it, që aktualisht militon në Championship, kategoria e dytë për nga rëndësia në futbollin anglez, u kualifikua pas fitores 1-0 kundër Newcastle.

Në gjysëm-finale përballjet do të jenë Tottenham-Brentford, e cila do të luhet më 5 janar 2021 dhe sfida tjetër do të jetë një derbi Manchester United-Manchester City, që do të luhet më 6 janar 2021./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore