Jetesë & Stil

Capital T reagon ndaj situatës në Afganistan: Historia që harrohet, përsëritet


Capital T - Rep Artist

Ardhja në pushtet e talebanëve në Afganistan ka prekur shumë njerëz në botë, madje edhe plot nga figurat publike.

Së fundmi është rep artisti nga Kosova, Capital T, ai që ka reaguar ndaj një fotoje e cila është bërë virale, brenda të cilës paraqitet një pjesë e brendshme e një aeroplani ushtarak amerikan “US Air Force C-19”, që po largohej nga Kabuli.

Këto pamje, duket t’i kenë risjellë artistit kujtime nga lufta e fundit në Kosovë.

Fotografi e publikuar nga Capital T në Instagram.

“Më kujton dikë 22 vjet më parë. Historia që harrohet, përsëritet”, mbishkroi rep artisti, në fotografinë brenda të cilës është raportuar se ndodheshin 640 persona të grumbulluar.

Fotografi e publikuar nga Capital T në Instagram.

Numri ishte shumë herë më i madh sesa shifra e lejuar në suaza të normales, kjo pasi që aeroplani me të cilin po fluturonin populli afgan ishte i planifikuar të bartë maksimumi 150 persona.

Talebanët në Afganistan.

Ndërkaq, forcat amerikane ishin larguar nga bazat e tyre kryesore ushtarake në Afganistan, një muaj më parë pas qëndrimit për dy dekada në këtë vend.

Pas largimit të forcave amerikane nga ky vend, Talebanët kanë marrë nën kontroll gati tërë territorin e Afganistanit.

Ndërsa Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani u largua më 15 gusht nga vendi për në Taxhikistan dhe qeveria e tij u rrëzua teksa militantët talebanë hynë në kryeqytetin afgan, Kabul.

Pas marrjes së pushtetit nga Talebanët, shtetet perëndimor përfshirë edhe SHBA-të, kanë evakuuar personelin diplomatik nga ambasadat e tyre përkatëse.

Në anën tjetër në kryeqytetin Kabul të Afganistanit momentalisht janë duke vepruar vetëm tri ambasada të huaja, ajo e Rusisë, Kinës dhe Pakistanit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore