Stil

Camila Cabello do të jetë fytyra e re e fushatës së Victoria’s Secret


Victoria's Secret prezanton Camila Cabello si yllin e saj më të ri të Bombshell Fragrance në fushatën e parë dygjuhëshe të markës.

Victoria’s Secret prezanton Camila Cabello-n si yllin e saj më të ri të “Bombshell Fragrance”- aromës më të shitur – në fushatën e parë dygjuhëshe të markës.

“Kam nderin të jem shtesa më e re e familjes @victoriassecret Bombshell dhe të jem pjesë e fushatës së parë dygjuhëshe të markës”, ka thënë këngëtarja e hitit “Havana” në Instagram.

Camila Cabello

Cabello ndau të dy reklamat që shkrepi për kompaninë, njëra prej të cilave flet në anglisht dhe spanjisht dhe tjetra është e gjitha në spanjisht.

Në të dyja, ajo përshkruan se çfarë do të thotë për të fjala “bombë”. Sipas saj, ka të bëjë me “të zotërosh dëshirat, kënaqësitë e tua dhe të shijosh gjithçka që jeta ka për të ofruar — ato gjëra që të bëjnë të ndihesh mirë!” Ajo gjithashtu thotë se ka “një bombë në të gjithë ne”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore