Sport

Braithwaite, lojtari më i pasur i Barcelona-s


Ylli i Kombëtares së Danimarkës në Euro 2020, Martin Braithwaite, pas largimit të Lionel Messi-t nga Barcelona (pasi nuk ka rinovuar ende) është lojtari më i pasur te katalanasit, sipas danezes “B.T”.

Sulmuesi në vitin 2017 luante për Middlesbrough ne Championship, ndërsa tani luan për një klubet më të mëdha në Evropë, Barcelona-n.

Karriera e danezit ka qenë në ngritje edhe pse nuk ka mundur të shkëlqejë në “Camp Nou”. Por, nëse nuk ka mundur të shkëlqejë si futbollist në Barcelonë, ai po shkëlqen në botën e biznesit në SHBA.

“The Sun” raporton se ai paguhet “vetëm” 85 mijë paund në javë te Barça, duke qenë lojtari i 14-të në listën e më të paguarve. Por, pas përfundimit të kontratës së Messi-t, ai është lojtari më i pasur në klub.

Por, pse është Braithwaite më i pasuri te Barcelona?

Në vitin 2017, sulmuesi investoi 850 mijë dollarë në biznesin e quajtur “NYCE Companies”, së bashku me xhaxhain e tij, Philip Michael-in.

NYCE Companies

Deri në fund të vitit të parë të investimit, biznesi i tyre u rrit në 10 milionë dollarë, ndërsa, aktualisht ai vlen 250 milionë dollarë.

Sipas “B.T” Braithwaite dhe xhaxhai i tij kanë në pronësi 1 mijë e 500 apartamente dhe 500 të tjerë që janë në ndërtim e sipër.

Philip Michael (M) – Martin Braithwaite (D)

Gjithashtu, së bashku me bashkëshorten e tij, Braithwaite ka edhe një markë veshjesh të quajtur “Trente”, e cila nga media të ndryshme raportohet se ka pasuar shumë sukses në Francë. Por, nuk mbaron këtu, pasi 30-vjeçari zotron edhe një restorant në Barcelonë, “Gave”.

Martin Braithwaite me bashkëshorten, Anne-Laure Louis.

Danezi është nën kontratë me Barcelona-n deri në 2024, por mundësit janë të mëdha që ai të largohet këtë verë, për të marrë më shumë minuta në një klub tjetër dhe ofertat nuk mungojnë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore