Lajme

Borxhi i Serbisë ndaj Kinës, rreth 10 miliardë dollarë


Ilustrim

Vetëm borxhi i llogaritur i Serbisë ndaj Kinës është më shumë se 3 miliardë dollarë, pa i përfshirë disa nga punimet që janë bërë, ka thënë drejtoresha e qendrës për studime aziatike në Beograd, Dragana Mitroviç, raportoi Danas.

Mitroviç për TV Insider shpjegoi se projektet e ndërtimit të kanalizimeve, metroja e Beogradit dhe projektet e tjera madhore nuk janë përfshirë në përllogaritje.

Kur të llogariten huatë e tjera, shjegoi ajo, borxhi i Serbisë ndaj Kinës “mbase shkon deri rreth 10 miliardë dollarë”.

“Investimet kineze janë relativisht modeste kur krahasohen me huatë që janë marrë nga ai vend”, u shpreh Mitroviç.

“Ka pasur investime të drejtpërdrejta, por gjithçka tjetër është e formës së huave dhe kredive për financim të infrastrukturës në fushat e transportit dhe energjisë, që mbizotërisht janë realizuar nga kompani kineze jashtë tenderimeve”, u shpreh studiuesja.

Fillimisht, tha ajo, huatë kineze kishin qenë të favorshme, ndërsa me kalimin e kohës, përkundrazi.

Ankesat më të mëdha vinë nga qytetasit serbë, tregoi Mitroviç, për shkak të “trajtimit të mizorshëm dhe degradues nga kompanitë kineze kundrejt problemeve ambientore”.

Ajo vuri në dukje se është “shumë e vështirë për të shpjeguar dhe mbrojtur” faktin se në tokat më pjellore të Serbisë, siç thanë investitorët kinezë, ekziston fabrika më e madhe për prodhimin e gomave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore