Sport

BNE shkruan historinë, kualifikohen në Legend stage të Major-it


Ekipi nga Kosova, që po marrin pjesë në turneun më të madh të CSGO-së në botë fituan edhe një ndeshje për t’u kualifikuar në raundin tjetër, ku do përballen me ekipet më të forta në botë.

Bad News Eagles, gjetën edhe një fitore në PGL Major të Antwerp-it, ku mposhtën ekipin nga Brazili, MIBR me rezultat 16:10.

Për t’u kualifikuar në Legend Stage, BNE duhej të fitonin dy nga tre ndeshjet e luajtura.

Ekipi nga Kosova humbën ndeshjen e parë por fituan dy ndeshjet dramatike.

BNE shkruan historinë me këtë fitore duke u kualifikuar në Legend Stage ku do përballen me ekipe si Navi e Faze.

Më të mirët në anën e BNE ishin Genc Kolgeci (gxx), Rigon Gashi (rigoN) dhe Sinnopsy (Dijonis Budeci).

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore