Jetesë & Stil

Blero feston 43-vjetorin e lindjes


Blero - Këngëtar

Këngëtari Blero po feston ditëlindjen e tij të 43-të, ndërsa në këtë ditë të veçantë për të, ai ka marrë urime nga familjarë, miq e fansa të shumtë.

Siç edhe pritej, urimin më special këngëtarit ia ka kushtuar bashkëshortja e tij, modelja Afrona Dika, e cila ka ndarë në llogarinë e saj të Instagram-it disa fotografi nga dita e martesës së tyre.

Blero dhe Afrona Dika.

Pos imazheve me fustan të bardhë, Afrona ka zgjedhur t’i dedikojë edhe disa fjalë partnerit të saj të jetës, të cilin nuk ka ngurruar ta quajë si “të adhuruar dhe zemërmirë”.

Blero dhe Afrona Dika.

“Gëzuar ditëlindjen burrit më të adhuruar, të kujdesshëm dhe zemërmirë në planet. Të dua shummm my partner, my hero, my everything. PS: Jam shumë krenare për ty”, ka shkruar Dika në postimin e saj,

Së fundmi, në mediat vendore, është përfolur për një shtatzëni të mundshme të Afronës, por që lajmi doli të jetë i rremë pasi që sipas modeles, distanca me të cilën çifti përballen për shkak të angazhimeve profesionale, e bën më të vështirë lidhjen e tyre.

Mbase planet e tyre për zgjerim të familjes do të ndryshojnë, pasi që Blerim Muharremaj i njohur me emrin e skenës si – Blero, të shqyrtojë mundësinë e zhvendosjes për të jetuar në Zvicër pranë gruas së tij, Afronës.

Në anën tjetër, projekti i fundit i publikuar nga Blero ishte kënga “Telenovela”, të cilën e solli në bashkëpunim me Albos.

Ndryshe nga projektet e fundit të publikuara nga Blero, të cilat nuk është se u klikuan shumë, “Telenovela” ka ecur mirë në këtë aspekt, duke grumbulluar për momentin afro dy milionë klikime në YouTube.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore