Stil

Bleona Qereti e ftuara e ndejës së Elton John në vargun e festave të Oscars


Bleona Qereti - Artiste

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti, nuk ishte pjesë e Oscars të këtij viti, por të paktën ajo ishte ftuar në një nga ndejat e organizuara në kuadër të 94-vjetorit të ceremonisë prestigjioze të ndarjes së çmimeve.

Qereti u shfaq në tepihun e kuq të ndejës së organizuar nga këngëtari anglez, Elton John, pjesë e të cilës ishin plot yje të Hollywoodit e që e njëjta ishte organizuar me qëllim të grumbullimit të fondeve për të ndihmuar në luftën kundër virusit HIV/AIDS.

Fotografi e publikuar nga Bleona Qereti në Instagram.

Ndërkaq, për dallim nga vitet e kaluara, kësaj radhe, Bleona, kishte vendosur të paraqitej me një fustan me modern dhe të gjatë, me një prerje interesante dhe strikte tek pjesa e barkut si dhe dekoldesë.

Ajo e kompletoi pamjen e saj me një stil flokësh të valëzuar dhe me një çantë të vogël argjendi të cilën Bleona e mbante në dorë teksa parakalonte në tepihun e kuq.

Sigurisht, ylli i hitit “Ti nuk din as me ma lyp”, i ndau fotografitë edhe me ndjekësit e saj në mediat sociale, ndërsa edhe morri shumë komplimente nga fansat dhe kolegët e estradës.

Fotografi e publikuar nga Bleona Qereti në Instagram.

Përndryshe, ka kohë që Bleona Qereti nuk ka lancuar ndonjë projekt të ri muzikor, as për tregun vendor e as për atë ndërkombëtar.

Së fundmi ajo është angazhuar në botën televizive, ndërsa është shfaqur si pjesë e panelit të opinionistëve të një prej emisioneve të dashurisë në një televizion shqiptar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore