Përballje

Blend Baftiu, “Ylli i Javës” në Superligë


Federata e Futbollit të Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin kryesor të Superligës së Kosovës, Bankën Kombëtare Tregtare, vazhdojnë ndarjen e çmimit javor, “Ylli i Javës”.

Më këtë çmim nderohet futbollisti i cili e ka pasur paraqitjen më të mirë gjatë xhiros në Superligën e Kosovës.

Dhe për javën e 21-të, atë që shkoi, është zgjedhur futbollisti i Ballkanit, Blendi Baftiu.

Mesfushori me tipare sulmuese, këtë çmim e mori pas fitores 3-0 që Ballkani e arriti në fundjavë përballë Ulpianës.

Baftiu shëoi një gol dhe asistoi një tjetër – duke pasur një paraqitje shumë pozitive për liderët e Superligës.

Ballkani shpreson që pas shumë viteve ku humbi titullin në javët e fundit – këtë vit t’i shkojë deri në fund dhe të qoi në qiell titullin e Superligës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore