Kosova

Bislimi thotë se tashmë edhe Spanja e njeh pasaportën e Kosovës


Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, përmes një postimi në platformën sociale, Facebook, ka bërë të ditur se kosovarët tashmë mund të udhëtojnë pa viza edhe drejt Spanjës, meqë ky shtet ka marr vendim për njohjen e pasaportave të Kosovës.

Sipas Bislimit ky lajm është kumtuar nga Departamenti për Migrim dhe Çështje të Brendshme të Bashkimit Evropian.

Kur Kosova fitoi të drejtën e lëvizjes së lirë pa viza në zonën Schengen të BE-së, një gjë e tillë nuk u bë e vlefshme edhe për shtetin e Spanjës, meqë Madridi zyrtar refuzonte ta njihte pasaportën e Kosovës.

Megjithatë, një kusht i tillë nuk vlen më, të paktën sipas Bislimit.

“Lajmet e mira vazhdojnë. Për qytetarët tanë dhe shtetin. DG Home ka njoftuar se tashmë edhe Spanja i njeh pasaportat e Republikës së Kosovës. Pra mund të udhëtojmë pa viza dhe drejt këtij shteti”.

“Ndërsa me 1 janar nisi lëvizja pa viza, Spanja është destinacion që i shtohet vendeve të zonës Shengen ku mund të udhëtojmë përmes liberalizimit, e ku pengesë më herët ishte mosnjohja e pasaportës sonë”.

BE na i hoqi vizat, pas 12 vjetësh

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore