Gatimi

Biskota me arra dhe bajamet e pjekura, të preferuarat e fundjavës


Biskotat me arra dhe bajame të pjekura janë një zgjedhje ideale për tu gatuar në fundjavë. Ato përmbajnë fibra e karbohidrate, shumë të mira për mëngjeset e shpejta ose për të shoqëruar kafen e çajin. Ndiqni më poshtë hapat se si t’i përgatisni shumë lehtë në shtëpi.

Kjo recetë sugjerohet nga shefi i kuzhinës Renato Mekolli.

Përbërësit: 350 gr miell, 130 gr sheqer, 100 gr fruta të thata; bajame dhe arra, 60 gr gjalpë i shkrirë, 2 kokrra vezë, 1 lëkurë portokalli, një majë lugë gjelle sodë buke.

Përbërësit

Vendosim në një tavë frutat e thata për t’i pjekur pak. Më pas, në mikser vendosim miellin, sheqerin, gjalpin e shkrirë, lëkurën e portokallit dhe sodën e bukës dhe i përziejmë bashkë. Shtojmë frutat e thata të pjekura dhe i përziejmë në mikser për 5 minuta. Masën e krijuar e hapim dhe e punojmë në forma të ndyshme, sipas dëshirës. I vendosim për t’u pjekur në furrë për 12 minuta në temperaturën 170 gradë.

Biskotat mund t’i shoqëroni me banane dhe pak mjaltë. Pasi t’i gatuani do të na falënderoni.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore