Financa

Biden zbulon planin e infrastrukturës prej 2 trilionё dollarёsh


Presidenti Joe Biden pasi nënshkroi Aktin e Zgjerimit të PPP të vitit 2021, në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë në Washington, 30 mars 2021.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka zbuluar një plan ambicioz zhvillimi, ku përfshihen rindёrtimi i infrastrukturës së vjetruar të vendit dhe luftimi i ndryshimeve klimatike.

Pavarësisht karrierës së tij të mëparshme në pasuri të paluajtshme, Trump nuk e pati kurrё prirjen për ndërtim gjatё qёndrimit tё tij në Shtëpinë e Bardhë.

Biden ka bёrё gati një axhendë për të rindërtuar rrugët, urat, portet dhe aeroportet, pjesё e Planit 1.9 trilionё dollarësh tё Shpёtimit Amerikan, pёr rimёkёmbjen e ekonomisё tё shkatёrruar nga coronavirusi.

Gjysma e parë e paketës Biden’s Build Back Better, Plani Amerikan i Punëve, do të shpallet në Pittsburgh, Pennsylvania, me projekte që kushtojnë rreth 2 trilionë dollarë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore