Lajme

Biden pëson goditje pas vonesës së kalimit të planit trilionë dollarësh


Senatori Joe Manchin, D-W.Va., flet me anëtarët e mediave jashtë Kapitolit të SHBA-ve, 30 shtator 2021, Washington.

Presidenti amerikan Joe Biden ka pësuar një dështim pasi Kongresi vonoi votimin për planin infrastrukturor prej 1 trilion dollarësh.

Një pjesë e Partisë së tij Demokratike refuzon të ecë përpara me planin derisa Kongresi të nënshkruajë një plan të veçantë prej 3.5 trilion dollarësh për mirëqenien dhe ndryshimin e klimës.

Plani është vendosur në qendër të agjendës së partisë dhe tensionet duken të larta tek aleatët e saj liberalë dhe centristë.

Centristёt nga ana e tyre kërkojnë të shkallëzojnë në mënyrë radikale legjislacionin.

Fatura prej 1 trilion dollarësh për punët publike, e cila do të zbatohej për transportin rutinë, rrjetin e internetin, sistemet e ujit dhe projekte të tjera, gëzon mbështetje të gjerë, por demokratët liberalë duan ta bëjnë atë pjesë të faturës së tyre më ambicioze të mirëqenies dhe ndryshimit të klimës.

Projektligji do tё rrisё gjithashtu taksat për korporatat dhe të pasurit, duke investuar të ardhurat në një sërë programesh sociale, përfshirë arsimin e hershëm të fëmijërisë, parashkollorin universal, arsimin kolegj dyvjeçar të financuar nga qeveria, pushimin familjar dhe mjekësor, dhe një zgjerim tё shpenzimeve pёr shëndetin, sigurimin dhe mjedisin.

Presidenti Biden dhe kryetarja e Dhomës, Nancy Pelosi u përpoqën të pajtojnë liberalët me centristët.

Senatori centrist Joe Manchin tha se, “ishte gati të pajtohej me presidentin pёr njё marrёveshje deri nё 1.5 trilion dollarë dhe e përshkroi shifrën e propozuar prej 3.5 trilionё dollarёsh si një “çmenduri fiskale”.

Sen Bernie Sanders, një liberal kryesor, e quajti çështjen si, “legjislacionin më domethënës të 70 viteve të fundit”.

Një tjetёr liberal, përfaqësuesi Ilhan Omar, tha: “Tё pёrpiqesh të vrasёsh agjendën e partisë tёnde është çmenduri. Të mos përpiqesh të sigurohesh të kalojë agjenda e presidentit që ne të gjithë kemi punuar aq shumë për të zgjedhur, është marrëzi”.

Dhoma do të rikthehet në seancë të premten, ku do të rinisin përpjekjet për të çuar përpara projektligjet.

“Nuk jemi ende aty, dhe kështu, do të na duhet një kohë shtesë për të përfunduar punën, duke filluar së pari nga nesër në mëngjes”, tha Sekretarja e Shtypit tё Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki në një deklaratë të enjten.

Partia e Biden ka shumicën si në Dhomën e Përfaqësuesve ashtu edhe në Senat dhe është e etur të nxisë politikat e saj nënshkruese para zgjedhjeve të kongresit të vitit të ardhshëm, kur republikanët do tё përpiqen të rimarrin kontrollin.

Të enjten Kongresi miratoi një masë të përkohshme për të mbajtur qeverinë federale të financuar deri në fillim të dhjetorit.

Muzetë federale, parqet kombëtare dhe programet e sigurisë do të duhej të mbylleshin pa financimin, i cili gjithashtu përfshin lehtësimin pas uraganit dhe ndihmën për refugjatët afganë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore