Lajme

Biden përmbys politikat e Trump-it për abortin


Presidenti, Joe Biden, nënshkroi një memorandum presidencial të enjten për të përmbysur kufizimet në lejimin e abortit, brenda dhe jashtë vendit. Këto kufizime ishin të imponuara dhe mbështetura nga administrata Trump.

“Mënyra më e mirë për të përshkruar urdhrat ekzekutivë është të zhbësh dëmin që Trump ka kryer”, u tha Biden gazetarëve gjatë ceremonisë së nënshkrimit në Zyrën Ovale.

Ai shtoi se masa “ka të bëjë me mbrojtjen e shëndetit të grave brenda dhe jashtë vendit”.

Dhënia fund e të ashtuquajturës “Mexico City Policy” ishte një nga premtimet e tij elektorale.

Ky veprim ekzekutiv, u nënshkrua nga ish-presidenti Donald Trump, në 2017-ën. Ai ndalonte organizatat ndërkombëtare joqeveritare që kryejnë ose promovojnë aborte, të marrin fonde nga qeveria amerikane.

Politika kryesore e Biden-it gjatë fushatës ishte “krijimi i një shoqërie më të drejtë për njerëzit me ngjyrë dhe grupet e tjera të margjinalizuara”.

Çështja e shëndetit riprodhues ishte një nga pikat kryesore në programin e tij.

Sipas disa senatorëve, politikat e Trump-it ishin të “turpshme”.

Ato janë shprehur se “administrata Trump mundësoi aborte më të pasigurta, shtatzani të padëshiruara, dhe solli më shumë vdekje të nënat”.

Donald Trump, ishte shprehur se “një formë e ndëshkimit” duhet të ekzistojë për gratë që kryejnë aborte. Pas kritikave të forta që mori, ai deklaroi se vetëm mjeku ose praktikanti duhet të dënohet, jo gruaja.

Në librin e botuar në 2007-ën, Biden shkruante se ishte “personalisht kundër abortit” por kjo nuk i jepte “të drejtën për të imponuar pikëpamjen e tij mbi pjesën tjetër shoqërisë”.

Presidenti Joe Biden, e ka bërë diversitetin një pjesë qendrore të administratës së tij, duke shënuar një kontrast me administratën Trump.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore