Shqipëria

Berat, Fillon procesi i vaksinimit


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu, inspektuan fillimin e procesit të vaksinimit të personelit mjekësor në Berat.

Me vaksinat që do të kryhen sot përmbyllen 10 mijë vaksinime. Brenda 15 marsit përfundohet vaksinimi i personelit mjekësor dhe do të vijojë shtrija e vaksinimit  tek grupmoshat e treta mbi 80 vjeç.

Manastirliu shtoi se qendra e vaksinimit si qendër vaksinimi masiv i plotëson të gjitha kushtet. Do të vijohet vaksinimi me të gjithë mjekët e qarkut.

Stafi mjekësor i pyetur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se ndihej më i lehtësuar me fillimin e vaksinimit.

Do të hapet dhe një qendër vaksinimi në Korçë.

Spitali i Kukësit përfundon vaksinimin këtë javë. Është vaksinuar në spitalin e Shkodrës.

Kryeministri deklaroi se në ditët në vijim shpresojmë të kemi lajme të mira lidhur me vaksinat. Ai shtoi se janë bërë përgatitjet për të pasur një rrjet kapilar.

Në territor gjenden 1 mijë e 100 vaksinatorë. Do të jenë dhe 1 mijë e 500 vaksinatorë që do të trajnohen në funksion të planit të vaksinimit.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore