Lajme

Bennett: Izraeli qëndron i palëkundur me popullin e Ukrainës


Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett tha se Izraeli qëndron i palëkundur me Ukrainën, ka ngritur një spital fushor në Ukrainë për t’u kujdesur për të plagosurit dhe po bën ç’është e mundur për të ndihmuar për t’i dhënë fund kësaj lufte.

Këto njoftimi i dha në një konferencë të përbashkët shtypi me Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, Antony Blinken në Jerusalem.

“Sa i përket luftës në Ukrainë, Izraeli qëndron i palëkundur me popullin e Ukrainës dhe do të vazhdojmë përpjekjet tona për të ndihmuar në uljen e vuajtjeve dhe përfundimin e gjakderdhjes. Ne kemi dërguar tashmë ekipet tona të larta mjekësore për të ngritur spitalin më të avancuar në terren brenda Ukrainës në anën perëndimore”.

Ai bëri me dije se tashmë janë kujdesur dhe trajtuar mbi 500 pacientë.

“Në këtë moment, pikërisht në këtë moment, mjekët dhe infermierët po rrezikojnë jetën e tyre për të shpëtuar jetën e njerëzve në nevojë. Jam krenar për atë që po bën Izraeli. Dhe sigurisht ne po bëjmë atë që mundemi kur na kërkohet të kontribuojmë në përpjekjet për t’i dhënë fund kësaj lufte. Ne e bëjmë këtë duke ruajtur një koordinim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara dhe me partnerët tanë evropianë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore