Film

“Behind her eyes” seria dramë që duhet ta shihni


Sa më pak që dini rreth serisë “Behind her eyes”, aq më mirë për ju. Ani pse, kjo dramë e Netflix-it duket se po zhvillohet ngadalë, durimi juaj do të shpërblehet.

Ky prodhim britanik me gjashtë episoda në rol kryesor ka një grua me emrin Louise (Simona Brown), e cila gjendet në një pozitë jashtëzakonisht të pakëndshme.

Louise, një nënë e divorcuar, si rrallë herë vendos që një natë t’ia dedikoj vetës për të pushuar, por çuditërisht përfundon duke flirtuar me një burrë të martuar, David (Tom Bateman).

Ndërkohë, Davidi rezulton të jetë shefi i saj i ri në zyrën e psikiatrit ku ajo punon, dhe tensioni midis afrimitetit të tyre vijon të rritet seç herë më shumë.

Për më tepër, Louise gradualisht miqësohet me gruan e shefit të saj, e cila sipas Davidit, vetëm në pamje është e përsosur.

Qifti David dhe Adele gjenden në një periudhë krizash.

Adele (Eve Hewson), ngre pikëpyetje për atë që e acaroi marrëdhënien e saj me Davidin, një histori e trazuar që shtjellohet shumë ngadalë në episodat e para.

Teksa episodat realizohen, përgjigjjet presin, duke i’u përshtatur edhe romanit të Sarah Pinborough, në te cilin bazohet i gjithë seriali.

“Behind her eyes” ka aftësi të ju bëj të ndiheni sikur po shikoni një përrallë të pabesisë me një lloj “tërheqje fatale”, ku shtjellohet tema se si gruaja mund të jetë një ndjekëse (stalker), e cila bën veprime të paparashikuara dhe jep surpriza të vërteta.

Gjithashtu, episodet përfshijnë edhe misterin për ditët e Adele në një institucion të shëndetit mendor.

Pjesa më interesante në mënyrën se si shkrimtarët Steve Lightfoot dhe Angela LaManna (“The Punisher”) kanë ndërtuar këtë projekt është kur  mendoni se i keni parë të gjitha këto më parë, dhe më pas, episod pas episodi do të surprizoheni me ngjarje të reja.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore