Përballje

Befasojnë PSG dhe Lyon, fitojnë Marselle dhe Lille


Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e xhiros së 16-të në ligën francize, ku rezultatet më befasuese ishin humbja e Lyon-it dhe barazimi i Paris Saint Germain.

Lyon-i u mposht në shtëpi me rezultat 1:2, nga skuadra e Valon Berishës, Reims, aty ku kosovari dhuroi një asistim te goli i parë i mysafirëve, i cili u shënua nga Ëout Faes.

Vendasit më pas arritën të barazojnë rezultatin në minutën e 66-të me golin e shënuar nga sulmuesi kryesor i tyre Karl Toko Ekambi.

Por, befasia erdhi në fundin e lojës, ku Hugo Ekitike shënoi golin e fitores, për tri pikë shumë të rëndësishme të skuadrës së tij.

Në ndeshjen tjetër, PSG befasoi, teksa nuk shkoi përtej një barazimi pa gola ndaj skuadrës së Nice.

Ndërkohë, skuadra e Marselle-s është rikthyer te fitorja, teksa mposhti në udhëtim Nantes, me rezultat 0:1.

Lille gjithashtu mori një fitore tejet të rëndësishme në udhëtim te Rennes, me rezultat 1:2.

Kurse, skuadra e Elbasan Rashanit, Clermoont, barazoi me shifrat 2:2 në shtëpi ndaj Lens.

Pas përfundimit të 16 xhirove në Ligue 1, PSG kryeson tabelën me 41 pikë, e ndjekur nga Marselle e vendit të dytë me 29 dhe Rennes me 28 sosh.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore