Përballje

Bayern: Një këmbë në Bundesligë e një në Botërorin e Klubeve


Sot në orën 21:00, në javën e 20-të të Bundesligës, do të zbresin në Allianz Arena Hertha Berlin me Bayern Munich.

Aktualisht berlinezët renditen në vendin e 15-të me vetëm një barazim, katër humbje dhe asnjë fitore.

Ata mbajnë 50% normë fitoresh sa i përket bilancit të sezonit të vitit të kaluar, të cilin e mbyllën me 5 – 4 – 9 (fitore, barazime dhe humbje).

Edhe pse fitorja duket e lehtë për Bayern-in, prijësit e klasifikimit të bundesligës do të preferonin të shmangnin mbilodhje apo angazhime anësore, duke qenë se Kupa e Botës së Klubeve merr prioritet për ta.

Në krahun e Hertha-s, Boyata, Cordoba, Dilrosun dhe Plattenhardt kanë dëmtime muskulore dhe do të mungojnë.

Të kundërtit e tyre [B. Munich] në fushën e gjelbërt, kanë një përzjerje dëmtimesh dhe karantinimesh: Goretzka dhe Martinez janë të karantinuar për efekt të Covid-19, ndërsa Kouassi, Nubel, Tillman dhe Tolisso, vuajnë nga dëmtimet fizike.

Bayern gëzon epërsinë e Bundesligës në javën e 20-të, me 14 fitore, tre barazime dhe vetëm dy humbje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore