Përballje

Bayern Munich shënon fitore me aromë tituli


Bayern Munich ka lënë pas krahësh hidhërimin e eliminimit në Ligën e Kampionëve, teska në ndeshjen e javës së 30-të në Bundesliga, ka shënuar fitore në udhëtim te Arminia Bielefeld me rezultat 0:3.

Pas vetëm dhjetë minutash lojë, Bavarezët kaluan në epërsi falë një auto-goli nga Jacob Laursen.

Arminia tentoi t’i barazonte shifrat dhe ia doli ta tunde rrjetën e kampionit në fuqi, por golin e anuloi VAR-i për pozicion jashtë loje.

Krejt në fund të pjesës së parë, Bayern-i arriti ta shënonte edhe golin e dytë, tani me anë të Serge Gnabry që realizoi në minutën e 45+7, me një asistim të Joshua Kimmich.

Në 45 minutat e dytë, dy skuadrat nuk është se nuk kishin raste, por u mungoi konkretzimi dhe angazhimi i madh, ndërsa mysafirët ia dolën të shënonin vetëm një herë.

Ishte minuta e 85-të, kur Jamal Musiala shënoi gol të bukur, për të vulosur kështu fitoren e ekipit të tij.

Pas javës së 30-të, Bayern Munich vazhdon të jetë lider me 72 pikë, ndërsa në xhiron e 31-të do ta luaj derbin me Dortmund-in, që gjendet në vendin e dytë me nëntë pikë më pak.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore