Sport

Bayern Munich hedh grepat për Florian Wirtz


Lojtari gjerman i Bayer Leverkusen, Florian Wirtz është një nga objektivat e mëdha të Julian Nagelsmann për sezonin e ardhshëm të Bayern Munich.

Prej kohësh, Wirtz është konsideruar si një nga talentet më të mëdhenj të futbollit gjerman. 19-vjeçari po lë pas një dëmtim në gju, i cili e mbajti larg fushave për një pjesë të sezonit të fundit.

Në “Allianz Arena”, Wirtz mund të zëvendësojë mjaft mirë Thomas Muller-in. Me këtë të fundit që është 33-vjeçar dhe ka ardhur koha që gradualisht të zëvendësohet.

Gjithashtu, mesfushori i avancuar është dhe në orbitën e Real Madrid.

Teksa ishte duke luajtur sezonin e shkuar, para se të pësonte dëmtimin, Wirtz po bënte një sezon të madh duke realizuar 10 gola dhe 14 asistime në 31 ndeshje.

Ai ka kontratë në “Bay Arena” deri më 30 qershorin e 2027. 19-vjeçari vlerësohet rreth 70 milionë euro në tregun e transferimeve sipas Transfermarkt.

Leverkusen-i e bleu Wirtz-in, për rreth 200 mijë euro, në janarin e 2020, ndërsa në korrik të po 2020, ai kaloi në ekipin e parë të “aspirinave”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore