Përballje

Bayern befasohet në shtëpi nga Arminia, rihapet Bundesliga


Pas fitores në kupën e botës ku arriti historinë duke triumfuar në të gjithë gjashtë kompeticionet e mundshme, Bayern u ndal në Bundesliga.

Surpriza e Arminia Bielefeld shkaktoi tërmet në Mynih mbrëmjen e së hënës.

Musafirët shënuan dy herë brenda pjesës së parë me blerjen e re Vlap në minutën e nëntë dhe pastaj me Pieper në të 37-ën.

Bayern filloi rikthimin në pjesën e dytë, kur në të 48-tën, Lewandoëwki shënoi për 1-2.

Vetem 50 sekonda më vonë, përmes Gebauer, Bielefeld shënoi golin e tretë.

Bayern arriti të rikthej rezultatin në barazim përmes golave të Tolisso dhe Davies, por nuk shkuan më shumë se aq.

Me këtë barazim të Bayern, Leipzig afrohet në veëtm pesë pikë, dhe tani gara për titullin në Bundesliga është tërësisht e hapur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore