Shqipëria

Basha mbledh Grupin Parlametar të PD-së


Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha, ka njoftuar ditën e sotme mbledhjen e Grupit Parlamentar të kësaj partie.

Mbledhja, sipas burimeve, do të bëhet pasditen e së hënës, në orën 17:00.

Kjo lëvizje e kryedemokratit vjen pas kërkesave të shumta të anëtarëve të PD-së për largimin e këtij të fundit.

Basha ka kërkuar kohë për ta konsultuar këtë vendim me strukturat e Partisë. Sipas burimeve, në mbledhjen e sotme, pritet që kryetari i PD-së të marrë vendimin për largimin e tij apo jo.

Kërkesa për largimin e tij ka ardhur pas humbjes së thellë që kjo forcë pësoi në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore