Futboll

Barcelona pa Coutinho – do të operohet në gjur


Dëmtim në futboll

Lajm jo fort i këndshëm për Barcelona-n, vetëm pak orë pas barazimit 1-1 me Eibar.

Philippe Coutinho do të mungojë në javët e ardhshme. Sipas njoftimit të klubit katalanas, braziliano-portugezi ka pësuar një “dëmtim në meniskun e jashtëm të gjurit të majtë” dhe do t’i nënshtrohet një operacioni artroskopik në ditët në vijim.

Lojtari hyri në fushë kundër Eibar në 30 minutat e fundit të ndeshjes, por nuk mundi ta përfundonte lojën, për shkak të dhimbjes në gju, duke e lënë ekipin me 10 vetë./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore