Sport

Barcelona në kërkim të një qendërmbrojtësi


Barcelona ka si prioritet bazë në merkaton e verës një sulmues, por gjithashtu po gjurmohet edhe një qendërmbrojtës i majtë. Blaugranat pritet të largojnë Samuel Umtiti-n dhe si zëvendësues përveç Eric Garcia-s, po shqyrtohen edhe mundësit për Alessio Romagnoli-n e Milan-it, Lisandro Martinez-in e Ajax-it dhe Marcos Senesi-n e Feyenoord-it.

Duke parë se në verën e ardhshme Barcelona do të ketë pak para në dispozicion për merkaton, por nga ana tjetër ka nevojë për të afruar disa lojtarë, atëherë është parë si zgjidhje, afrimi i lojtarëve që kushtojnë pak ose janë në skadencë kontrate.

Umtiti nuk po ofron siguri dhe është drejt largimit. Edhe në verën e kaluar u përfol për një largim të mundshëm të francezit, por nuk ndodhi. Situata tashmë ka ndryshuar dhe largimi është pothuajse i pashmangshëm.

Transferimi i parë në mbrojtje pritet të jetë Eric Garcia. Mbrojtësi i Manchester City-t është në muajit e fundit të kontratës me anglezët dhe do rikthehet në Spanjë, si transferim i lirë.

Romagnoli, kapiteni 26-vjeçar i Milan-it është një opsion i mundshëm dhe me kontratën që i përfundon në 2022, të cilen nuk e ka rinovuar, vlera e kartonin te tij është relativisht e ulët.

Martinez-i, mbrojtësi 23-vjeçar i Ajax-it, luan në holand me ekipin që Barcelona ka marrëdhënie të mira, ku ka nënshkruar vitet e fundit me dyshen De Jong – Dest.

Senesi, mbrojtësi 23-vjeçar i Feyenoord-it, ka kontratë deri në 2023 me klubit dhe në merkato kushton rreth 20 milionë euro.

Alternativ për Barçën është edhe Aissa Mandi. Mbrojtësi luan në qendër, por djathtas. Megjithatë ai mund të përshtatet në çdo rol në mbrojtje. Në qershor ai përfundon kontratën me Real Betis-in dhe Barcelona mund ta transferojë me parametra zero.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore