Përballje

Barcelona – Napoli përballen sonte, jo në Champions League


Faza e play-off në Europa League, këtë vit vjen pak më ndryshe në krahasim me vitet tjera.

Përveç se përbëhet nga një format ndryshe, ky kompeticion këtë sezon do të ketë pjesëmarrëse në fazën me eliminim edhe një nga skuadrat më dominuese të Champions League në dekadën e fundit, Barcelonën.

Katalunasit erdhën në këtë fazë pasi u eliminuan në fazën e grupeve të Champions League nga Bayern dhe Benfica.

Sonte, himni i Europa League do të dëgjohet në “Camp Nou” derisa Barcelona e pret Napoli-n.

Katalunasit janë përballur ndoshta me shortin më të vështirë të mundshëm.

Napoli po kalon një formë mjaft të mirë gjatë këtij sezoni, me Barcelonën që vjen nga një barazim në fundjavë.

Derisa Barcelona është në luftë për zonën Champions në La Liga, Napoli është në luftë për titull në Serie A.

Dueli pritet të jetë mjaft i barabartë, me Xavi-n dhe drejtuesit e katalunasve që e kanë bërë të ditur që Europa League është synimi i tyre kryesor në pjesën e mbetur të sezonit.

Ndeshja fillon në orën 18:45, e përveç saj, zhvillohen edhe këto takime:

Dortmund – Rangers, 18:45

Sheriff Tiraspol – Braga, 18:45

Zenit – Betis, 18:45

Atalanta – Olympiacos, 21:00

Porto – Lazio, 21:00

RB Leipzig – Real Sociedad, 21:00

Sevilla – Dinamo Zagreb, 21:00

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore