Përballje

Barcelona – Manchester United, rivalët e vjetër ritakohen në Europa League


Manchester United do të luaj kundër Barcelonës në raundin e eliminimit të ndeshjeve të Europa League.

Faza e kompeticionit përfshin tetë nënkampione nga grupet e tyre të Ligës së Evropës, ku përfshihet United, duke luajtur me tetë skuadrat që ishin të tretat në grupin e tyre të Ligës së Kampionëve.

Skuadra e Romës, me trajner Jose Mourinho-n do të luajë kundër FC Salzburg, ndërsa Juventus do të përballet me Nantesin.

Ndeshjet e para zhvillohen më 16 shkurt, ndërsa ato të kthimit më 23 shkurt.

Fituesit shkojnë në 1/16, ku përfshihet Arsenali pasi ata kryesuan grupin e tyre në Europa League.

United, të cilët përfunduan të dytët pas Real Sociedad në grupin e tyre, do të jetë jashtë për ndeshjen e parë në Camp Nou, e ndjekur nga një takim në Old Trafford shtatë ditë më vonë.

Skuadra e Erik ten Hag ishte shumë e lidhur me mesfushorin e Barcelonës Frenkie de Jong gjatë verës, por holandezi përfundoi duke qëndruar me skuadrën spanjolle.

Barcelona, ​​e cila është në krye të La Ligës, përfundoi e treta pas Bayern Munich dhe Inter Milan në grupin e tyre të Ligës së Kampionëve.

“Ne do të duhet të konkurrojmë, duke shkuar në Manchester kundër një rivali vërtet të lartë dhe një skuadër historike që është rritur shumë me ardhjen e ten Hag”, tha trajneri i Barcelonës, Xavi.

“Ata kanë lojtarë të mëdhenj individualë dhe është rivali më i vështirë edhe një herë në Europa League”.

“Është një sfidë masive për ne”.

Sevilla ka fituar gjashtë herë Europa League-n dhe do të përballet me skuadrën holandeze PSV Eindhoven.

Shorti i plotë i raundit të play-off-it

Barcelona – Manchester United

Juventus – Nantes

Sporting Lisbone – Midtjylland

Shakhtar Donetsk – Rennes

Ajax – Union Berlin

Bayer Leverkusen – Monaco

Sevilla – PSV Eindhoven

FC Salzburg – Roma

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore