Sport

Barcelona kërkon hua 500 milionë euro për investime


Mundo Deportivo raporton se klubi i Barcelona-s po kërkon të marrë një hua prej 500 milionë eurosh, që do i siguronte stabilitet ekonomik, përfshirë edhe pagat, si dhe të ndërmarrë disa investime të nevojshme.

Klubi pritet të marrë lajme lidhur me huan në fundin e këtij muaji. Asambleja e klubit do të mblidhet më 30 qershor , ku do të miratohet edhe buxheti për sezonin e ri. Katalanasit duhet të shohin qartë situatën ekonomike përpara se t’i bëjnë një tjetër ofertë rinovimi Lionel Messi-t.

Mungesa e tifozëve përgjatë ndeshjeve të La Ligës, por edhe në ndeshjet e Ligës së Kampionëve, ka shkaktuar një dëm ekonomik në rreth 300-400 milionë euro. Kjo është dhe arsyeja se përse kërkohet huaja, në pamundësi për të përfituar nga biletat.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore