Lajme

Avdyli: Jemi duke punuar në rregullimin e ligjeve për shëndetësinë


Haxhi Avdyli i listës “Guxo”.

Haxhi Avdyli i listës “Guxo”, ishte emri që u përfol që të merrte postin e të parit të Shëndetësisë.

Pas vendimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili emëroi Rifat Latifin si ministër të ri të Shëndetësisë, Avdyli ka shkruar në Facebook se janë duke punuar për disa ligje të shëndetësisë.

“Dje e sot komisioni për shëndetësi, bashkë me përfaqësuesit ligjor të MSH e Qeverisë, drejtorët e  inspekorateve e akterë tjerë, nga ora 10 deri pasdite po  punojmë në harmonizimin e ligjeve të shëndetësisë me ligjin për kundërvajtje dhe plotësime tjera”, ka shkruar Avdyli në Facebook.

Ai ka bërë të ditur se një pjesë e ligjeve janë në përfundim.

“Nga 15 ligje të kaluara në lexim të parë, dje e sot gjysmën e ligjeve nga 15 i përfunduam. Pjesa tjetër do harmonizohen në ditët në vijim në mënyrë që ti kemi gati për aprovim përfundimtar në një nga seancat e radhës”.

Ministria e Shëndetësisë

Sipas Avdylit, “ky harmonizim i ligjeve është dashtë të kryhej nga 2017, kur është aprovuar ligji për kundërvajtje, por po kryhen në fund të vitit 2021”.

Më 10 nëntor, ministri i Bujqësisë nga radhët e Listës Guxo, Faton Peci u pyet nga gazetarët lidhur me këtë çështje.

Ai tha se për emrin e ri të ministrit të Shëndetësisë do të vendos kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Më 1 tetor ish ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia njoftoi për dorëheqjen e tij nga ky post, për t’u fokusuar në garën për Prishtinën.

Këtë vendim tha se e ka marrë në bashkërendim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje.

Më 8 nëntor, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka protestuar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, të cilët kanë kërkuar rregullimin e gjendjes sociale të punëtorëve shëndetësorë përmes procedimit të Projektligjit për Paga në sektorin publik dhe implementimin e tij nga janari i vitit 2022.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore