Lajme

Punëtorët shëndetësorë kërkojnë ligjin e pagave


Protesta e Federatë së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka protestuar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, të cilët kërkojnë rregullimin e gjendjes sociale të punëtorëve shëndetësorë përmes procedimit të Projektligjit për Paga në sektorin publik dhe implementimin e tij nga janari i vitit 2022.

Kryetari i kësaj federate, Blerim Syla, ka kërkuar nga Qeveria që të jetë transparente dhe bashkëpunuese në përpilimin e draftit të Projektligjit për Pagat në sektorin publik.

Po ashtu, Syla paralajmëroni grevë nëse nuk u plotësohet kërkesa e tyre brenda kësaj jave.

“Kemi dalë të lajmërojmë se nëse ligji i pagave nuk shkon sivjet, kjo protestë do të kthehet edhe në reagime më të ashpra sindikal”, thotë Syla.

Kryetari i federatës, Blerim Syla

Ai njoftoi se vetëm në tetë muajt e parë të këtij viti kanë ikur 122 mjek, mosha mesatare e të cilëve është 31 vjeç.

“Që këtë problem ta shndërrojnë në problem nacional sepse ikja e një gjenerate të tërë nuk është komoditet që e ka populli i Kosovës”.

“E keni shansin e fundit, neve edhe një javë do të presim, duke respektuar kampanjën zgjedhore që keni, që nga java e ardhshme nuk garantojmë që do të fillohet me bllokimin e sistemit shëndetësor”, shtoi Syla.

Në përkrahje të protestës i është bashkangjitur edhe kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj.

“Luti Qeverinë që sot të bashkohet dhe të flas me ta në mënyrë që këtij sheshi mos t’i kthehen protestat”, shtoi Jasharaj.

Në protestë janë hedhur metilet e punëtorëve shëndetësorë

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore