Bota

Australi/Alpinisti rrëzohet nga 40 metra lartësi, në gjendje kritike për jetën


Njё i ri tek tё 20-at u rrёzua nga shkёmbinjtё, teksa po ngjtej nё Malin Ngungun, maja e gjashtё mё e lartё nё “Glass House Mountains”.

Alpinisti rrezikoi tё humbte jetёn, pasi ra nga një lartёsi prej 40 metrash e malit në zonën e pasme të Sunshine Coast, të Queensland, Australi.

Sipas ambulancёs, bëri me dije se i riu pësoi dëmtime serioze, por policia nuk ka konfirmuar akoma zyrtarisht vdekjen.

Koordinatori i një grupi alpinistёsh dha ndihmën e parë 20-vjeçarit para se të mbërrinte mjekët e urgjencёs.

Flitet se njerëzit tё ishin tronditur dhe traumatizuar si pasojё e incidentit, tё ndodhur para tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore