Sport

Atletico dhe Man United pas mbrojtësit ‘të panjohur’ nga Serie A


Jhon Lucumi

Mbrojtësi i Bologna-s, Jhon Lucumi thuhet se ka filluar të tërheqë interes nga një numër i klubeve “top” në të gjithë Evropën, duke përfshirë Atletico Madrid në La Liga dhe Manchester United në Premier League.

Mediat në Kolumbi, të raportuara përmes “TMW”, besojnë se Atletico dhe Manchester United kanë bërë tashmë vëzhgime mbi disponueshmërinë e Lucummi-t gjatë verës.

Atletico raportohet se është i interesuar të gjejë një zëvendësues për qendërmbrojtësin e majtë Mario Hermoso, i cili do të largohet pas skadimit të kontratës së tij pas disa muajsh. Ndërsa, United mund të sjellë një numër përforcimesh praktikisht në çdo pjesë të fushës.

Lucumi, i cili iu bashkua Bologna-s nga klubi belg Genk në verën e vitit 2022, vlerësohet se vlen diku rreth 20 milionë euro nga vendimmarrësit kuqeblu.

Bologna nuk ka ndonjë nxitim për ta shitur, por të kesh shumë palë të interesuara mund të jetë pozitive për sa i përket tarifës eventuale të transferimit nëse ata vendosin të lënë Lucumi-n të largohet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore