Përballje

Atlanta Hawks dhe New Orleans Pelicans mposhtën Cavaliers e Clippers për të hyrë në playoff


Atlanta Hawks dhe New Orleans Pelicans arritën vendet e fundit në play-off të NBA me fitore në ndeshjet e tyre vendimtare play-in të premten.

Trae Young i Hawks shënoi 38 pikë për të frymëzuar skuadrën e tij për një fitore 107-101 ndaj Cleveland Cavaliers.

Më pas Pelicans mposhtën Los Angeles Clippers 105-101 me Brandon Ingram i cili shënoi 30 pikë.

Si pozita e tetë, të dyja skuadrat do të përballen me skuadrën e parë në divizionin e tyre.

Për Hawks, kjo do të thotë një udhëtim i ardhshëm në Florida për t’u përballur me Miami Heat në raundin e parë të play-off-it të Konferencës Lindore, ndërsa në play-off-in e Konferencës Perëndimore, Pelicans do të përballen me Phoenix Suns.

Kjo shënon herën e parë që Pelicans kanë arritur në play-off që nga sezoni 2017-18, ndërsa Hawks arritën në finalet e Konferencës Lindore sezonin e kaluar, ku u mundën nga kampionët e aktual të NBA, Milwaukee Bucks.

Ndeshjet e raundit të parë të play-off-it të NBA

Konferenca Lindore

Miami Heat (1) – Atlanta Hawks (8)

Philadelphia 76ers (4) – Toronto Raptors (5)

Milwaukee Bucks (3) – Chicago Bulls (6)

Boston Celtics (2) – Brooklyn Nets (7)

Konferenca Perëndimore

Phoenix Suns (1) – New Orleans Pelicans (8)

Dallas Mavericks (4) – Utah Jazz (5)

Golden State Warriors (3) – Denver Nuggets (6)

Memphis Grizzlies (2) – Minesota Timberwolves (7)

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore