Përballje

Atlanta Hawks barazon serinë e ndeshjeve ndaj Millwaukee Bucks


Atlanta Hawks po vazhdon të jetë skuadra surprizë në fazën play-off të NBA.

Ata mposhtën skuadrën e Millwaukee Bucks me rezultat të thellë 110:88, duke barazuar serinë e ndeshjeve gjysmëfinale në 2:2.

Pavarësisht se u paraqitën pa njërin prej basketbollistëve kryesor të tyre, Trae Young, Hawks përsëri triumfuan përballë Bucks.

Derisa, përveç se shijuan humbjen në këtë ndeshje, Millwaukee Bucks mund të mbesin edhe pa lojtarin kryesor të tyre, Giannis Antetokounmpo, i cili pësoi një lëndim të rëndë në gju dhe gjendja e tij nuk dihet ende se a do të jetë i gatshëm për ndeshjet e ardhshme.

Sa i përket ecurisë së kësaj ndeshje, perioda e parë ishte thuajse e barabartë, e cila u mbyll me shifrat 25:22, derisa ajo e dyta përfundoi me 10 pikë në epërsi për skuadrën e Hawks.

Pas dëmtimit të Antetokounmpo-s, skuadra vendase regjistruan një rezultat prej 12:0, duke shkuar në plus 20 pikë, të cilët mbyllën përfundimisht çështjen e fituesit, pasi që Bucks nuk kishin forcë për të reaguar në periodën e fundit.

Te skuadra e Atlanta-s, më të dalluarit ishin Lou Williams me 21 pikë, 5 kërcime dhe 8 asistime, si dhe Bogdan Bogdanovic, i cili realizoi 20 pikë 3 kërcime dhe 5 asistime.

Kurse te skuadra e Millwaukee Bucks u dalluan Jrue Holiday me 19 pikë, 5 kërcime dhe 9 asistime, si dhe Khris Middleton realizoi 16 pikë, 8 kërcime dhe 5 asistime.

Ndërsa ylli i tyre, Antetokounmpo, deri në momentin e dëmtimit, kishte shënuar 14 pikë, 8 kërcime dhe 3 asistime.

Kujtojmë që ndeshja e radhës do të zhvillohet në “Fiserv Forum” të Millwaukee-t, përballje kjo që premton të jetë e nxehtë, pse jo dhe vendimtare për fatin e serisë finale të Lindjes.

https://www.youtube.com/watch?v=257m4Ku0c2M&ab_channel=MLGHighlights

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore