Sport

Astrit Selmani gjen golin e parë të sezonit me Hammarby-n


Sulmuesi i Kosovës, Astrit Selmani, gjeti golin e tij të parë të sezonit të ri 2022/2023, në ligën e Suedisë.

Hammarby fituan me rezultat 3:0 kundër Norrkoping, dhe ishte Selmani ai i cili shënoi golin e tretë të ndeshjes në minutën e 71-të.

Selmani po kalon një fillim të mirë të sezonit, pavarësisht se ai nuk arriti të gjeti golin e tij të parë, deri në ndeshjen e nëntë.

Përpos Selmanit, në golin e dytë të ndeshjes mori pjesë edhe lojtari me prejardhje shqiptare, Loret Sadiku, i cili e asistoi Darijan Bojanic-in.

Skuadra e Astritit, Hammarby radhitet në pozitën e parë momentalisht, me 20 pikë në nëntë ndeshje të luajtura.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore