Sport

Arsenal synon të forcojë skuadrën në merkaton e janarit


Liderët e Premier League, Arsenal-i do të synojnë të forcojnë skuadrën e tyre në afatin kalimtar të janarit, por duhet të identifikojnë lojtarët me cilësitë e duhura, tha të enjten menaxheri Mikel Arteta.

Arsenali shkoi në pushimin e Kupës së Botës me pesë pikë avantazh ndaj kampionit Manchester City pas 14 ndeshjesh, por do të jetë pa Gabriel Jesus i cili pësoi një dëmtim afatgjatë në Katar dhe iu nënshtrua një operacioni për një problem në gju.

“Ne do të jemi aktivë [në merkaton e janarit] dhe kjo do të thotë se ne po kërkojmë të forcojmë ekipin”, u tha Arteta gazetarëve përpara ndeshjes së tyre kundër Ëest Ham të hënën.

“Kjo skuadër ende nuk e ka luksin që të mos ketë nevojë të maksimizojë në çdo merkato. Por duhet të jetë lojtari i duhur”.

“Ne e dimë se ku jemi për sa i përket skuadrës dhe numrave. Ne do të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm për atë që duam të bëjmë në merkato”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore