Sport

Arsenal-i, Coutinho për të zëvendësuar Odegaard-in


Daily Express raporton se Arsenal-i do të kërkojë të zgjasë huazimin e Martin Odegaard-it edhe për një sezon tjetër. Nëse nuk e arrijnë marrëveshjen me Real Madrid-in, topçinjtë do të kërkojnë që të huazojnë, Philipe Coutinho-n nga Barcelona.

Arsenal-i kërkon ta rihuazojë përsëri talentin norvegjez, madje është i gatshëm edhe ta blejë kartonin e lojtarit, por Real-i nuk është i bindur për ta lënë të lirë Odegaard-in. Alternativa e norvegjezit është braziliani Coutinho.

Coutinho po paraqitej mirë në ndeshjet e para të sezonit nën urdhërat e Ronald Koeman-it, përpara se të ndalohej për shkak dëmtimi në meniskun e gjurit të majtë.

Coutinho ka arritur deri tani 90 paraqitje me Barcelona-n. Nëse ai arrin që të luajë edhe 10 ndeshje të tjera me blaugranet, pra 100 ndeshje në total, Barcelona-s do i duhet të paguajë te Liverpool-i edhe 23 milionë euro të tjera. Kjo si pasojë e një rregulli të vendosur në kontratën e brazilianit, gjatë kohës së transferimit të tij, nga Anfield për në Camp Nou, në 2018.

Përveç, ndikimit financiar që mund të ketë Coutinho te Barcelona, ai gjithashtu do të vuajë edhe shpërthimin e talenteve si Pedri, apo dhe formën e mirë që po gëzon Dembele. Këto janë një tjetër shtysë, që lojtari dhe klubi mund të pranojnë huazimin në Londër.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore