Shqipëria

Arrestohet edukatorja e çerdhes, ku humbi jetën 3-vjeçari


Policia e Shtetit ka bërë me dije se është arrestuar edukatorja e çerdhes në Fier, ku një fëmijë i mitur 3 vjeç humbi jetën.

Shtetasja R.B., 27 vjeçe, banuese në Fier, u arrestua mëngjesin e 8 janarit, pasi në kopshtin privat ku punon si edukatore, ka humbur jetën aksidentalisht fëmija i mitur 3 vjeç, i cili duhej të ishte nën mbikëqyrjen e kësaj shtetaseje.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 7 janarit në Fier, ku 3-vjeçari u dërgua pa shenja jete në spital.

Familjarët e tij kanë pretenduar se në trup ka paasur të nxira.

Nga ana tjetër, sipas policisë dyshohet se fëmija është mbytur në momentin, kur është zgjatur për të marrë një veshje në varësen e rrobave.

Në këtë moment, atij i ka ngecur kapuçi i xhupit dhe është rrëzuar, duke u mbytur prej vetë xhupit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore