Përballje

Argjentina dhe Brazili përballen për kualifikimet e Botërorit “Qatar 2022”


Jashtë ndeshjeve interesante të evropianëve për kualifikimet e Kupës së Botës, duel i zjarrtë do jetë edhe ai mes Brazilit dhe Argjentinës në Amerikën latine.

Derbi mes Argjentinës dhe Brazilit do të fillojë në ora 21:00.

Në kualifikimet e Botërorit në Amerikën e jugut, Brazili prinë me 21 pikë, ndërsa Argjentina janë në pozitën e dytë me 15 pikë.

Nga shtatë ndeshjet e luajtura, Brazili i ka fituar të gjitha, ndërsa Argjentina ka fituar katër ndeshje dhe i ka barazuar të tjerat.

Hera e fundit që këto dy kombëtare u përballën, ishte në finalen e Copa America-s e cila përfundoi me fitoren e Argjentinës me rezultat 1:0.

Dy bashkëlojtarët e PSG, Messi dhe Neymar do përballen përsëri si armiq, dhe duket se ky i fundit do kërkojë të hakmerret pas humbjen në Copa America.

Pas derbit mes dy kombëtareve, Argjentina do përballet me Bolivinë dhe Brazili me Perunë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore