Përballje

Argjentina arrin finalen e Copa America-s pas një fitoreje dramatike


Gjysmëfinalja e Copa America mes Kolumbisë dhe Argjentinës, ishte dramatike dhe shumë e ashpër.

Kësaj ndeshje nuk i mjaftoi koha e rregullt për të gjetur fituesin, dy kombëtaret garuan në penallti, dhe triumfuan Argjentina pas performancës fantastike të portierit, Emiliano Martinez.

Argjentina do të përballen me Brazilin në finalen e Copa Americas, pasi këta të fundit fituan në gjysmëfinale përballë Perusë.

Goli i parë erdhi në minutën e shtatë me anë të Lautaro Martinez, i cili u asistua nga Lionel Messi për epërsinë e Argjentinës.

Pas golit, Kolumbia kishin mundësi shumë të mira, por nuk arritën t’i shfrytëzojnë ato.

Pas rasteve të shumta, kolumbianët gjetën golin në minutën e 61-të me anë të Luis Diaz.

Gjashtë minuta pas golit të kolumbianëve, u inkuadrua Angel Di Maria i cili ndrroi ritmin e lojës në të mirë të Argjentinës.

Në minutën e 72-të, pas një driblimi fantastik të Di Maria-s, ai gjeti të vetëm Lautaro Martinez-in, i cili nuk arriti të shënojë me portën pa portjer.

Pas përfundimit të kohës së rregullt, ndeshja u vendos në penallti, pasi në Copa America nuk ka vazhdime, përveç se në finale.

Dueli mes dy skuadrave ishte shumë i ashpër, e cila u pa edhe në momentet e penalltisë, ku shihej Messi me këmbën e gjakosur.

Penalltia e parë u shënua nga dy anët, Cuadrado dhe Messi të cilët i lanë të shtangur portjerët.

Penalltia e dytë dhe e katërt e Kolumbisë, u pritën në mënyrë fantastike për t’i dhënë edhe një finale Argjentinës.

Kjo është një nga mundësitë e fundit për Leo Messin të fitojë një trofe madhor, me kombëtaren e tij, pasi momenti që 34-vjeçari të lë futbollin po afrohet.

Finalja e madhe e Copa America-s mes Argjentinës dhe Brazilit do të luhet më 11 korrik, në ora 02:00 (me orën tonë lokale).

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore