Lajme

Arben Vitia kandidat i LVV-së për Prishtinën


Arben Vitia dhe Albin Kurti

Lëvizja Vetëvendosje gjatë ditë së shtunë ka zyrtarizuar kandidaturën për të parin e Prishtinës.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të lë pozitën e ministrit, por do t’ i hyjë garës për të parin e kryeqytetit.

Lajmin e ka bërë të ditur Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prishtinë.

“Në një proces demokratik e të mirë menaxhuar në aspektin e respektimit të masave anti-covid, delegatët nga pikat tona në fshatra e qytet, kanë votuar me shumicë votash kryetarin e Qendrës sonë, Arben Vitia, si kandidat për kryetar të Prishtinës”, thuhet në postimin e VV-së në rrjetin social Facebook.

Ky kandidim i Vitisë ka ardhur pas konsultimeve nga Këshilli i Qendrës në Prishtinë.

“Dje pasdite, është mbledhur Këshilli i Qendrës së Prishtinës, për të votuar kandidatin për Kryetar të Prishtinës nga rradhet tona dhe kandidatët për asamblenë komunale”.

Arben Vitia kandidatë nga Lëvizja Vetëvendosje për Komunën e Prishtinës

Ndërsa tutje thuhet “në bazë të statutit tonë, delegatët votuan edhe gjysmën e kandidatëve për asamble në listën tonë, listë e cila e plotë do të publikohet në fillim të javës”.

Vitia gjatë zgjedhjeve të 17 tetorit kundër kandidatë do të i ketë, Përparim Ramën nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), Uran Ismailin, nga Partia Demokratike e Kosovës(PDK), Daut Haradinaj nga Alenaca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), dhe Selim Pacollin nga Alenaca Kosova e Re(AKR).

Kandidatura e Arben Vitisë për kryeqytetin ka ngjalluar reagime të ashpëra nga opozita shkak i rritjes së numrave të të infektuarve me COVID-19 gjatë ditëve të fundit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore