Lajme

Arabia Saudite dhe ringjallja e ekonomisë


Arabia Saudite, prodhuesi më i madh i naftës në botë, varet pothuajse ekskluzivisht nga të ardhurat e naftës për të financuar programet e tij të zhvillimit ekonomik. Mes kufizimeve të udhëtimit dhe ngadalësimit të aktiviteteve industriale, çmimi i naftës u ul në mënyrë dramatike në tremujorin e dytë të vitit 2020, duke çuar në mungesa të mëdha të buxhetit në Riad.

Çmimi i ulët i naftës i ka bërë përpjekjet e diversifikimit më urgjente se kurrë. Rezervat e mëdha të naftës të Arabisë Saudite dhe kostoja e saj e ulët e nxjerrjes, e kanë bërë të vështirë për mbretërinë të ndjekë politika ekonomike të bazuara diku tjetër në naftë.

Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, njoftoi një strategji të re për Fondin e Investimeve Publike të vendit për pesë vitet e ardhshme. Sipas Princit të Kurorës, rreth 40 miliardë dollarë dollarë do të shpenzohen çdo vit në ekonominë e brendshme. Sektori privat do të jetë fokusi kryesor në këtë drejtim.

Kreu i Fondit Saudit të Investimeve sugjeroi që “këtu ekziston një mundësi e shitjes së më shumë aksioneve të Aramco (kompania shtetërore e naftës), në të ardhmen nëse kushtet e tregut janë të favorshme”. Aksionet e Aramco ranë me 0.14 për qind të Enjten në 9.26 dollarë, duke e çuar Aramco në 1.86 trilionë dollarë. Princi thekësoi se arritja e qëllimeve të ardhshme ekonomike të Arabisë Saudite mbështetet në kushte të qëndrueshme të tregut dhe në rritjen e çmimeve të naftës në të ardhmen.

COVID-19 dhe Vizioni 2030

Plani Vizioni 2030 i Arabisë Saudite ka disa qëllime: qytetarë aktivë dhe të pavarur, arsim më të mirë, rritje të menduarit kritik, më shumë sipërmarrje dhe një sektor privat më të madh dhe më të pavarur. Sidoqoftë, nuk është ende e qartë nëse qeveria dëshiron që qytetarët të jenë më të pavarur dhe më të lirë.

Në mënyrë të veçantë, premtimet për liberalizim në të ardhmen nuk janë përputhur ende me ndryshimet në lirinë e shtypit ose me dhënien e informacionit. Qeveria saudite vazhdon të preferojë një sektor privat plotësisht të varur nga vullneti i mirë i qeverisë sesa një klasë biznesi komplet të pavarur.

Përveç planit të saj pesëvjeçar, qeveria e Arabisë Saudite do të vazhdojë gjithashtu të punojë në qytetin Neom. Më 10 janar, Mohammed bin Salman njoftoi fillimin e projektit “Line” si një qytet pa makina dhe zero karbon në Arabinë Saudite. Projekti prej 500 miliardë dollarësh synon të sjellë vendin e naftës më afër mjedisit dhe energjisë së qëndrueshme. Sugjerohet që qyteti do të drejtohet me 100% energji të pastër dhe projekti pritet të krijojë 380 mijë vende pune. Sipas parashikimeve qyteti pritet të kontribuojë 48 miliardë dollarë në Mbretërinë e Arabisë Saudite deri në 2030.

Ekonomia formon politikën saudite

Në fund të fundit, për të qenë financiarisht e qëndrueshme, Arabia Saudite do të duhet të ndërmarrë reforma serioze, shkruan, Dr. Omid Shokri Kalehsar, analist dhe studiues i diplomasicë së energjisë.

“Ajo duhet të hapë dyert e saj për tregti, investime, të ftuar të huaj dhe të drejtën moderne ndërkombëtare. Do të përfitonte gjithashtu nga reformat politike si transparenca më e madhe. Sidoqoftë, ekzistojnë pengesa thelbësore politike për reformën – veçanërisht kundërshtimi i figurave tradicionale të fuqishme fetare – të cilat pengojnë performancën ekonomike të Arabisë Saudite”.

Autori parashikon se Riadi do të përjetojë kriza politike nëse nuk i ndërmerr reformat. Ai shtoi se përvec kësaj, ka ndryshime edhe në rrjedhën e politikave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) kundrejt luftës në Jemen, në të cilën Arabnia Saudite është e përfshirë.

“Rezistenca ndaj reformës mund të çojë gjithashtu në vështirësi politike. Qeveria e SHBA-së, e cila mbështeti ndërhyrjen ushtarake të Arabisë Saudite në Jemen për gjashtë vjet, ka vendosur të tërhiqet. Vendim ky i marrë nga administrata e presidenit Joe Biden. Ndërsa presidenti Biden e bëri të qartë se SHBA-ja do të vazhdonte të mbronte Riadin nga sulmet e raketave Houthi. Ai përjashtoi mbështetjen logjistike për koalicioni në Jemen. Kriza politike në Jemen aktualisht është një nga më të këqija humanitare në botë”.

Kalehsar shton se nga disa vlerësime të Orgnizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), më shumë se 230 mijë persona e kanë humbur jetën në luftë.

Politika e jashtme e Arabisë Saudite

Autori, i cili është doktor i shkencave në Marrëdhëniet Ndërkombëtare, analizon se vendimi i administratës së Biden për të mos vazhduar mbështetjen e SHBA-së për koalicionin Saudite-Jemen në Riad kërkon një rishikim.

“Përveç nevojës për të stabilizuar tregun dhe për të rritur çmimet e naftës, çdo tension në rajon mund të ndikojë negativisht në programin e ri ekonomik të qeverisë Saudite”, shton Dr. Omid Shokri Kalehsar .

Analisti shkruan se me rritjen e vaksinimit, shihet një dritë në fund të tunelit për rritjen edhe të çmimit të naftës. Autori shton që nëse politika e jashtme e Arabisë Saudite mund të zgjidhë problemen rajonale, ajo mund të rrisë ekonominë e saj.

“Aktualisht, kushtet e investimit sigurohen në të gjithë infrastrukturën Saudite, dhe me rritjen e shkallës së vaksinimit në botë, kërkesa në tregun e naftës mund të pritet të rritet. Kjo ka të ngjarë të çojë në çmime më të larta të naftës, megjithëse kthimi i mundshëm i Iranit në tregun e naftës pas diplomacisë me Shtetet e Bashkuara mund të ulë disi çmimet. Nëse politika e jashtme e Arabisë Saudite mund të sigurojë një zgjidhje me kosto të ulët për çështjet rajonale, ajo mund të ndihmojë në përmirësimin e ekonomisë së saj, e cila është prekur nga shpërthimi i koronavirusit. Çdo vend ka nevojë për një metodë të investimeve të huaja, dhe Arabia Saudite nuk bën përjashtim nga rregulli’.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore