Jetesë & Stil

Anxhela Peristeri “trazon” shtypin serb, akuzohet për “provokim”. Reagon edhe Ardit Gjebrea


Këngëtarja, Anxhela Peristeri, e cila po e përfaqëson Shqipërinë në festivlin prestigjioz të këngës – “Eurovision”, gjatë një paraqitjeje para mediave të pranishme, ka bërë me duar simbolin e “shqiponjës dykrenare”.

Ky veprim i Peristerit, nuk ka mbetur pa u vënë re. Përkundrazi, “shqiponja dykrenare” që është simbol i shqiptarëve, ka revoltuar serbët dhe mediat e tyre.

Madje, e përditshmja “Novosti”,ka publikuar një artikull dedikuar gjestit të Anxhelës teksa e ka quajtur “skandaloze”.

“Skandal në Eurovision: Simboli i Shqipërisë së madhe, një provokim i turpshëm para gazetarëve”, shkruhej në titullin e artikullit.

Më tej, në gazetën e famshme serbe ka theksuar se “provokime” të till janë të ndaluara edhe me rregulla të Eurovisionit.

“Përfaqësuesja e Shqipërisë, Anxhela Peristeri dhe bashkëpunëtori i saj dolën para shtypit dhe treguan simbolin e Shqipërisë së Madhe, të ashtuquajturën “shqiponja dykrenare” në mënyrën shqiptare. Ju kujtojmë se Eurovision në parim ndalon promovimin politik në veprimtarinë e saj”, thuhet ndër të tjera në artikull.

Reagime ndaj këtij artikulli ka pasur edhe nga ana shqiptare. Autori e moderatori i njohur televiziv, Ardit Gjebrea, i ka konsideruar ata si “të sëmurë mendor”.

“Përfundimisht, këta janë të sëmurë mendorë”, ka shkruar Gjebrea në storien e tij të publikuar në Instagram.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore