Përballje

Antetokounmpo shkëlqen në fitoren e Bucks përballë LA Clippers


Milwaukee Bucks zgjatën serinë e tyre të fitoreve në 10 ndeshje me një fitore të frymëzuar nga Giannis Antetokounmpo 116-109 ndaj Los Angeles Clippers.

Antetokounmpo kryesoi me 35 pikë, përfshirë tetë kërcime, për të ndihmuar Bucks të sigurojnë fitoren e 12-të në 13 ndeshje.

Brook Lopez shtoi 22 pikë ndërsa Bucks regjistroi serinë e tyre të parë dyshifrore të fitoreve në tre vjet.

“Ne të gjithë po luajmë me besim”, tha Lopez.

Ishte një ndeshje e ngushtë me vetëm pesë pikë në çerekun e tretë derisa Antetokounmpo filloi të dominojë, duke shënuar tre kosha radhazi dhe duke ndihmuar MarJon Beauchamp për të rritur epërsinë e Milwaukee në 76-68.

Brandon Boston Jr dhe Paul George luajtën për Clippers me 20 dhe 19 pikë respektivisht.

Fitorja do të thotë që Bucks kompletuan dopien ndaj skuadrave të LA pasi mundën Lakers një natë më parë, falë grumbullimit të 38 pikëve të Antetokounmpo-s.

Diku tjetër të premten, Detroit Pistons mundën San Antonio Spurs 138-131 në shtesë të dyfishtë.

Bojan Bogdanovic shënoi 32 pikë dhe Jalen Duren regjistroi 30 për të ndihmuar Pistons të fitojnë.

Pavarësisht mungesës së Jaylen Brown me një frakturë të fytyrës, Boston Celtics mposhtën Charlotte Hornets 127-116.

Jayson Tatum shwnoi pesë tre pikësha, duke përfshirë të 1000-tën në karrierën e tij, për të dënuar Hornets me humbjen e gjashtë radhazi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore