Përballje

Anchelotti merr përgjegjësinë për humbjen në El-Clasico


Real Madrid-i është turpëruar nga Barcelona në El-Clasico, duke u mposhtur në shtëpi me rezultat 0:4.

Katalunasit ishin në formë të jashtëzakonshme në këtë ndeshje, ku përveç këtyre katër golave, mund të kishin shënuar ende më shumë.

Për formën e dobët të Real-it në këtë ndeshje, ka folur trajneri i tyre, Carlo Anchelotti, i cili ka marrë përgjegjësinë për këtë humbje.

“Çdo gjë shkoi keq në ndeshjen e sotme”, tha Carlo Anchelotti.

“Është faji im, përgjegjësia është e imja. Ju kërkoj shumë falje tifozëve – ishte El-Clasico dhe kjo nuk duhej të ndodhte”, shtoi tekniku italian.

“Provuam me Modric si sulmues ‘fallc’ që të kishim më shumë posedim në zonën kundërshtare, por nuk funksionoi”.

“Në pjesën e dytë ndryshuam gjërat por nuk funksionoi. Është faji im”, tha mes tjerash trajneri i Real Madrid-it.

Pavarësisht humbjes, Real-i vazhdon të kryesojë tabelën në La Liga me 66 pikë, nëntë më shumë se Sevilla e vendit të dytë.

Ndërsa Barcelona gjendet në pozitën e tretë me 54 pikë, aq sa ka edhe Atletico Madrid e vendit të tretë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore