Kosova

Ambasadori i Kosovës në SHBA takohet me Biden


Ilir Dugolli dhe Joe Biden

Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli, këtë të premte, e ka takuar presidentin e Amerikës, Joe Biden, në zyrën e tij në Shtëpinë e Bardhë.

Takimin në fjalë, ka lajmëruar vetë Dugolli, përmes një postimi në rrjetin e tij social në Twitter.

Ai është shprehur krenar për lidhjen unike dhe miqësinë mes dy shteteve.

“Mirënjohës që miqësia e qëndrueshme mes popujve tanë përcaktohet dhe ushqehet nga vlera të përbashkëta. Të përkushtuar për të thelluar më tej marrëdhëniet Kosovë-SHBA dhe avancimin e prioriteteve tona të përbashkëta”, ka shkruar Dugolli në Twitter.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore